Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama me veteranët: Një forcë e brendshme përpiqet të pengojë negociatat

Nga A2 CNN
5 Maj 2019, 12:55 | Politikë
Rama me veteranët: Një forcë e brendshme përpiqet të

Para përfaqësuesve të familjarëve të dëshmorëve të luftës, përfaqësuesve të organizatave që vijojnë të punojnë në baza vullnetare në nderim të Luftës Nacional Çlirimtare, Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky 5 Maj ka një rëndësi disi të posaçme sepse është 5 maji i 75-vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit.

“PS është e vetmja forcë politike është e vetmja forcë politike e lindur pas rënies së regjimit diktatorial që asnjëherë nuk është lëkundur në detyrimin patriotik, atdhetar, për nderimin e luftës antifashiste nacional çlirimtare. Për mua ka një vijë ndarëse midis luftës dhe historiografisë së pas luftës. Janë dy gjëra të ndryshme dhe do të doja që asnjëherë të mos ngatërronim atë që buron nga gjaku i dëshmorëve të luftës me atë që buron nga gjakderdhja e gjakut të pafajshëm të pasluftës për shkak të një regjimi diktatorial. Këto dy gjëra duhet të na ndihmojnë të qëndrojmë vijimisht në anën e duhur të historisë”, u shpreh Rama.

Më tej, Kryeministri foli edhe për integrimin e vendit në BE, duke u shpreh se forca të brendshme politikane kanë penguar këtë proces dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë me një argument të politikës së ditës.

“Për një rastësi të bukur, sfida jonë për çeljen e negociatave përkon me 75-vjetorin e çlirimit të vendit dhe unë e dëshiroj me gjithë zemër që kjo përpjekje e gjatë dhe e vështirë, ku për fat të keq nuk kemi qenë të gjithë të bashkuar, por si askund tjetër në vendet që kanë synuar çeljen e negociatave, një forcë e brendshme është përpjekur dhe përpiqet çdo ditë të pengojë çeljen e negociatave. Kjo forcë po e kthen këtë aspiratë kombëtare dhe këtë objektivë kombëtar në një argument të politikës së ditës. Ne vjet morëm rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave pa kushte. Po vjet, Këshilli Europian vendosi që për arsye të brendshme të disa vendeve të BE, kjo temë të adresohet në Këshillin Europian të qershorit që vjen. Ndërkohë, po vjet Komisioni Europian dhe Këshilli Europian që pavarësisht se negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE nuk u çelën zyrtarisht, procesi i hulumtimit ka filluar qysh në vjeshtën e vitit të shkuar. Shqipëria ka zhvilluar një proces teknik që kanë zhvilluar të gjitha vendet pasi kanë hapur negociatat. Qershori është afër dhe ne shpresojmë që të marrim rekomandimin pozitiv, pa kushte, për çeljen zyrtare të negociatave. Kjo do të thotë se në nivelin e vlerësimit të detyrave të shtëpisë që bëhet nga Komisionit, ne të marrim atë që na takon. Pastaj, rekomandimi shkon në Këshillin Europian, i përbërë nga 28 vende anëtare, të cilat japin vlerësimin në nivelin politik. Por disa prej tyre, për arsye të brendshme politike, vjet kërkuan që kjo çështje të konsiderohet pas zgjedhjeve europiane”, tha Kryeministri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu