Të gjithë përshëndesin Mbretin e ri!

Mbreti i ri i Tajlandës ka marrë pjesë në ditën e parë të ceremonisë 3-ditore të kurorëzimit të tij, luksoze e të mbushur me ngjyra.

Maha Vajiralongkorn, 66 vjeç, është monarku i dhjetë i dinastisë Chakri, e cila mbretëron në Tajlandë që prej vitit të largët 1782.

66-vjeçari u bë monarku sundues i vendit në moshën 66-vjeçare, kur babai i tij ndërroi jetë në vitin 2016.

Pak ditë para ceremonisë, ai bëri njoftimin befasues, duke u martuar me zëvendës shefen e trupës që merret me sigurinë e tij personale dhe i ka dhënë asaj titullin “Mbretëreshë”.

Në një njoftim për mediat thuhej: Mbreti Vajiralongkorn ka vendosur që të promovojë Gjeneral Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya, bashkëshorten e tij, duke e shpallur Mbretëreshë, titull që do të mbajë si pjesë e familjes mbretërore”.

Mbretëresha Suthida është prej vitesh partnerja e Mbretit Vajiralongkorn dhe është parë shpesh në shoqërinë e tij në publik, edhe pse marrëdhënia e tyre nuk ishte pranuar kurrë zyrtarisht.

Ai ka qenë i martuar tri herë të tjera më parë dhe nga të tre martesat ka 7 fëmijë.

Shkarkoni aplikacionin e A2