1 milionë specie rrezikojnë zhdukjen për shkak të njerëzve

1 milionë nga 8 milionë specie që banojnë në planetin tonë janë të rrezikuara të zhduken për shkak të njerëzve. Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët përmes një raporti të publikuar këtë të hënën i cili tregon ndoshta më mirë se kurdo më parë gjendjen në të cilën është globi.

Rritja gjithmonë e më e madhe e popullatës po konsumon planetin, thotë raporti, i publikuar nga komiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Platformën shkencore-politike mbi Shërbimet e Biodiversitetit dhe Ekosistemit.

1/3 e gjitarëve të detit rrezikojnë zhdukjen.

Norma e zhdukjes së specieve është dhjetëra apo qindra herë më e lartë se sa ka qenë mesatarisht në 10 milionë vitet e kaluar, thotë raporti i përpiluar nga 145 ekspertë nga 50 shtete. Zvogëlimi i vendbanimeve të specieve, shfrytëzimi i burimeve natyrore nga njeriu, ndryshimet klimatike dhe ndotja janë faktorët kryesorë që kanë sjellë këto pasoja dhe që kërcënojnë zhdukjen e 40% të amfibëve, 33% të barrierarave koralore dhe 1/3 e gjitarëve detarë.