Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Abilekaj: Ikja e Ramës s’është zgjidhja magjike, të rregullohet sistemi

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 18:22 | Politikë
Abilekaj: Ikja e Ramës s’është zgjidhja magjike, të

Opozita bëri publike javën që shkoi detyrat caktuar qeverisë tranzitore. Kjo qeveri, sipas tyre, do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për të folur për platformën e opozitare ishin të ftuar në “A2 Debat” Dhurata Çupi nga Partia Demokratike dhe Enton Abilekaj, gazetar, analist, Dosja.al.

Abilekaj u shpreh se e gjithë platforma bazohet në vullnetin politik dhe për këtë do të mjaftonte një pikë. Ai thekson se largimi i Ramës nuk është zgjidhja, por nevojitet ndryshim i sistemit.

“E gjithë platforma bazohet në vullnetin politik. Por për këtë mjaftonte vetëm një pikë. Vullneti politik nuk rregullohet dot, është shumë e vështirë për t’u arritur. Administrimi i zgjedhjeve nuk duhet të bëhet nga partitë. I gjithë administrimi i zgjedhjeve duhet të jetë civil. Afati i qeverisë duhet të jetë më i gjatë dhe këtu unë mendoj se PD ka gabuar në këtë kusht. Këtu problemi është që ky vend të zgjidhë çështjen e zgjedhjeve, kjo bëhet me një qeveri tranzitore afatgjatë. Të marrë të gjithë kohën e mjaftueshme, të krijojë hapësirë edhe për forca të reja. Të krijohet një proces i barabartë për të gjithë, jo vetëm për opozitën e sotme. Njerëzit sot nuk shkojnë në zgjedhje se nuk kanë alternativa dhe alternativat nuk dalin se nuk kanë terren. PD duhet të ofronte më shumë se kaq. Duket sikur është bërë kjo platformë për të ndërruar pushtetin dhe jo për të rregulluar sistemin. Ikja e Edi Ramës nuk është zgjidhja magjike në këtë vend”, u shpreh Abilekaj.

Zgjedhjet lokale, Çupi: Qytetarët pa karta identiteti, është rritur tarifa

Dhurata Çupi nga Partia Demokratike ngriti edhe një tjetër problem në prag të zgjedhjeve lokale.

Ai u shpreh se 1.4 milionë qytetarëve u skadojnë kartat e identitetit në prag të zgjedhjeve dhe për këtë tha se mund të ketë edhe abuzime, ndërsa shtoi se është rritur edhe tarifa për kartat e reja.

“1.4 milionë qytetarëve u skadon afati i kartave të identitetit dhe nuk është bërë asgjë. Zgjedhjet janë më 30 qershor dhe qytetarët nuk shkojnë të aplikojnë. E para, është rritur tarifa, e cila nuk është më 1 mijë lekë, por 1 mijë e 500 lekë. Qytetarët janë të varfër dhe nuk kanë të gjithë mundësi të blejnë 15 mijë lekë kartën e identitetit. Para zgjedhjeve, do të përdoren format e përdorura nga PS, duke ua ofruar kartat falas. Tjetër moment abuzimi, ne e dimë që kartat e identitetit u tërhiqen qytetarëve për të mos shkuar për të votuar. Hajde ta ndajmë tani, e ka dhënë qytetari kartën e identitetit apo i ka skaduar, apo e ka blerë këtë të renë”, u shpreh Dhurata Çupi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani