Çupi: Qeveria tranzitore do t’i bëjë presion Prokurorit të hapë dosjet

“Këto institucione drejtësie që janë krijuar tashmë nuk mund të hetojnë vetëm po iku Edi Rama. Ikja e Edi Ramës nuk është zgjidhja magjike në këtë vend”. Kështu u shpreh në A2 Debat, analisti Enton Abilekaj.

Por Dhurata Çupi nga PD u shpreh se Edi Ramës i shërbejnë sepse, sipas saj, ai kontrollon drejtësinë, Vettingun, KPK-në.

“Ne këtë kërkojmë. Qeveria teknike, nëpërmjet një kontrolli, do t’i bëjë presion Prokurorit të Përgjithshëm, do t’i thotë të hapë dosjet. Ne të mos bëjmë ironi me njerëzit, pasi sot pushtete të ndara nuk ka.

Ne nëse do të kishim tendencë të kontrollonim strukturat e vettingut, sigurisht që do të ndërhynim që në fillim, por ne kemi qenë të prerë: Nuk ndërhyjmë në këtë reformë në drejtësi”, u shpreh Çupi.