Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Helmimet Bulqizë, shkon në 100 numri i personave të prekur

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 11:09 | Aktualitet
Helmimet Bulqizë, shkon në 100 numri i personave të prekur

Në Bulqizë, në ditën e tretë, vazhdon të rritet numri i personave që shfaqin simptoma të helmimit. Burime zyrtare pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se deri më tani janë paraqitur për ndihmë mjekësore 100 persona.

Gati gjysma e personave janë fëmijë, ndërsa simptomat që shfaqin janë pothuajse të njëjta te të gjithë pacientet, dhimbje barku dhe të vjella. Autoritetet dyshojnë se helmimi mund të ketë ardhur nga uji i ujësjellësit që kanë përdorur kryesisht banorët e qytetit të vjetër.

Edhe pse mostra të ujit janë dërguar për analiza në Tiranë, deri më tani ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare. Ndërkohë, besohet se numri i personave të prekur nga helmimi është edhe më i madh nga ai që janë paraqitur për ndihmë, pasi ka persona që nuk pranojnë të marrin ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, deri më tani nuk janë paraqitur persona me ndërlikime të rënda për shkak të helmimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë