Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

KPK, kreu i Apelit në Shkodër i pastër në tre kriteret e vlerësimit

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 12:58 | Aktualitet
KPK, kreu i Apelit në Shkodër i pastër në tre kriteret e

Drejtuesi i Gjykatës së Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdhën iu nënshtrua procesit të Vettingut, duke nisur sot seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Hetimi për gjyqtarin Vjerdha është bërë në të tre kritere të vlerësimit: Pasuri, figurë dhe aftësi profesionale.

Nga raporti i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, Komisioni ka konstatuar se ka deklarim të saktë në përputhje më ligjin, nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit, si dhe ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë.

Po kështu, në raportin e saj, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar konfirmon përshtatshmërinë e gjyqtarit Vjerdha për sistemin.

Ndërsa, për aftësitë profesionale, sipas Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk janë konstatuar problematika apo mangësi në profesionalizimin e tij. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani