Kreu i Apelit Shkodër në KPK, i pastër në tre kriteret e vlerësimit

Drejtuesi i Gjykatës së Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha iu nënshtrua procesit të vettingut, duke nisur sot seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Hetimi për gjyqtarin Vjerdha është bërë në të tre kriteret e vlerësimit: Pasuri, figurë dhe aftësi profesionale.

Nga raporti i Inspektoratit të Lartë te Deklarimit të Pasurisë, Komisioni ka konstatuar se ka deklarim të saktë në përputhje më ligjin, nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit, si dhe ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë.

Po kështu, në raportin e saj, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar konfirmon përshtatshmërinë e gjyqtarit Vjerdha për sistemin.

Ndërsa për aftësitë profesionale, sipas Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nuk janë konstatuar problematika apo mangësi në profesionalizimin e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN