Me armë e të maskuar grabisin banesën në Korçë

Foto ilustruese

Persona të armatosur e të maskuar kanë kryer grabitje në një banesë mbrëmjen e së hënës në fshatin Çiflig të Korçës.

A2CNN ka mësuar se dy persona të maskuar janë futur në banesë, ku të pranishëm ka qenë çifti i bashkëshortëve, të cilët janë lidhur me litar nga autorët dhe janë mbajtur nën kërcënimin e armës.

Nga të dhënat paraprake, grabitësit dyshohet se kanë arritur të marrin rreth 1 milionë lekë të vjetra.

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje.