Nëntetarja humbi jetën në misionin e parë të saj në NATO

Misioni i parë rezultoi edhe me fatali për nëntetaren 32-vjeçare Zarife Hasanaj, e cila dha edhe urimin në emër të ushtarakëve të tjerë shqiptarë në Letoni me rastin e 10-vjetorit të futjes së vendit tonë në NATO.

Pas shumë detyrave të realizuara me sukses, detyra më e fundit mëngjesin e kësaj të hëne do të ishte e fundit për nëntetaren shqiptare, e cila nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga shpërthimi.

Aftësitë e saj dhe të grupit të ushtarakëve shqiptarë ku ajo bënte pjesë në demontimin e lëndëve plasëse, ishin të atilla sa që u ishin besuar misione në kuadër të NATO-s. Por si kudo, edhe në ushtri, aksidentet ndodhin. Autoritetet letoneze por edhe ato të NATO-s, kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti fatkeq për efektivët shqiptarë të Forcave të Armatosura.

  • LAJMI I FUNDIT | Një ekip i A2 ka hyrë në kampin famëkeq të ISIS në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | Kampi i Al Hol u bë i njohur për shkak të vogëlushit Alvin Berisha
  • LAJMI I FUNDIT | Në kampin e Al Hol jetojnë 74 mijë persona, mes tyre dhe shqiptarë
  • LAJMI I FUNDIT | A2 po ndjek nga afër historinë e këtyre njerëzve të lënë në mëshirë të fatit
  • LAJMI I FUNDIT | Gazetari Jul Kasapi e operatori Indrit Myftari janë në Siri, pranë kampit Al Hol
  • LAJMI I FUNDIT | Jul Kasapi: Brenda kampit Al Hol strehohen rreth 80 shtetas shqiptarë