Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Papa, mesazh Shkupit: Vij për të promovuar bashkëpunim e solidaritet

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 17:30 | Ballkani
Papa, mesazh Shkupit: Vij për të promovuar bashkëpunim e

Pas zgjedhjes se Presidentit, Maqedonia e Veriut bëhet gati për një tjetër ngjarje të rëndësishme; vizitën e Papa Françeskut.

“Vij për të mbjellë farat e kulturës së bashkëpunimit dhe solidaritetit”, ishte mesazhi i kreut të Selisë së Shenjtë në prag të vizitës, ditën e martë.

“Të dashur vëllezër dhe motra të Maqedonisë së Veriut. Përmes këtij mesazhi të shkurtër, do të doja të shprehja gëzimin dhe ndjenjat e afeksionit që ndjej për ju dhe Kishën tuaj. Pasi vendi juaj fitoi pavarësinë, Selia e Shenjtë punoi për vendosjen e marrëdhënieve miqësore dhe diplomatike. Sot më shumë se kurrë ekziston nevoja për promovimin e kulturës së bashkëpunimit dhe vëllazërisë. Unë do të vij mes jush për mbjelljen e këtyre farave, i bindur se toka juaj është pjellore, se do t’i mirëpresë ato e do të prodhojë fruta. Bukuria e veçantë e vendit tuaj vjen nga shumëllojshmëria e kulturave dhe bindjeve fetare të atyre që banojnë atje. Mozaikët më të bukur janë ata që janë të pasura në ngjyra. Ja besoj vizitën time, ndërmjetësimit të një shenjtoreje të madhe, një bije të tokës suaj: Nënë Terezës. E lindur në Shkup përmes hirit të Zotit, ajo u bë një misionare e guximshme e Krishtit në Botë, duke u dhënë lehtësim dhe dinjitet të varfërve. Miq të dashur, le të përgatitemi për vizitën tonë përmes lutjeve, që ajo të jete e frytshme për popullin tuaj. Zoti ju bekoftë!”

Papa Françesku

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani