PD refuzon pjesëmarrjen në Reformën Zgjedhore, Bardhi: Në tryezë persona që kanë blerë vota

Partia Demokratike nuk çon vëzhgues në komisionin për Reformën Zgjedhore. Sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi, i përgjigjet Kuvendit përmes një letre, ku sqaron arsyet e mospjesëmarrjes.

Sipas Bardhit, opozita nuk mund të ulet në një tryezë ku janë edhe persona në konflikt interesi me drejtësinë, emri i të cilëve sipas tij është pjesë e dosjeve në hetim për blerje votash.

“Parlamenti është produkt i zgjedhjeve të diktuara dhe të blera nga krimi i organizuar. Komisioni i Reformës Zgjedhore, njësoj si Parlamenti, nuk ka legjitimitet për realizimin e Reformës. Në përbërje dhe drejtim të Komisionit ka individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale”, thuhet ne reagimin refuzues të PD për të marrë karrigen e vëzhguesit në komisionin e Reformës Zgjedhore.