Raport-progresi për Shqipërinë, deputetët holandezë vizitojnë sot Tiranën

Sot mbërrijnë në Tiranë një grup deputetësh holandezë, nga komisioni i integrimit, të cilët do të shohin ecurinë e të gjithë reformave dhe zhvillimet politike në Tiranë, para se të merret vendimi për çeljen, apo jo, të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Kjo vizitë fakt mbledhëse vjen vetëm dy ditë para vizitës se shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini, e cila merr pjesë në samitin e Brdo-Brijunit.

 Samit që zhvillohet pas atij të Berlini dhe sjell në Tiranë sërish liderët  e Ballkanit Perëndimor.  Deputetët holandezë do të përcjellin në Parlamentin e tyre edhe një raport lidhur me rezolutën e miratuar nga parlamenti holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN