Semenya fiton garën e fundit si “femër”…

Dy herë kampionia olimpike, Caster Semenya ka fituar garën e saj të fundit të 800 metrave.

Kjo, pasi atletja afrikano-jugore duhet t’i nënshtrohet një kure për uljen e nivelit të testosteronit nëse dëshiron të konkurrojë në kategorinë e femrave.

Ligji i miratuar nga KAS hyn në fuqi pas dy ditësh, çka do të thotë se individët me çrregullime hormonale, sikurse kampionia olimpike, nuk do të kenë më mundësinë të garojnë në kushte të pabarabarta.

Për Semenya, kjo ishte fitorja e 30-të radhazi në karrierë.