Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Strukturë e re policore për personat në kërkim

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 16:48 | Aktualitet
Strukturë e re policore për personat në kërkim

Përfshirja e personave në kërkim në ngjarje të rënda kriminale ka bërë që policia e shtetit të krijojë një strukturë të veçantë posaçërisht për këtë problem.

E njëjtë me atë të Bashkimit Europian “ENFAST”, struktura e specializuar shqiptare do të quhet “FAST” si 24 vendet anëtare “Fugitive Active Search Team” dhe do të ketë në përbërje të saj 50 efektivë të specializuar. Krahas kësaj, projekti parashikon që në përbërje të angazhohen dhe forcat ushtarake, ndërsa do të bashkëpunojë dhe me partnerët europianë.

Projekti “ENFAST” i Bashkimit Europian u krijua në vitin 2012 ndërsa në vitin 2013 pas miratimit në Këshillin Europian filloi të vepronte. ENFAST siguron informacion mes të gjitha njësive të shteteve anëtare për lokalizimin dhe më pas arrestimin e personave të shpallur në kërkim kryesisht për vepra të rënda penale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë