Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Teuta mund Gogën në basketboll për meshkuj, finalja e parë flet për durrsakët

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 17:53 | Sporte të tjera
Teuta mund Gogën në basketboll për meshkuj, finalja e parë

Teuta në basketboll për meshkuj ka hedhur hapin e parë drejt titullit kampion. Durrsakët mposhtën në finalen e parë derbi Goga Basket në shifrat e ngushta 88-84.

Salla e lojërave me dorë “Dhimitraq Goga” ishte e mbushur përtej kapaciteteve me sportdashësit e shumtë që dhuruan një atmosferë të jashtëzakonshme përgjatë ndeshjes.

Kevin Alen i Goga Basket ishte pikëshënuesi më i mirë i takimit me 29 pikë ndjekur nga Hysenagolli i Teutës me 20 dhe amerikani Uillson me 18 pikë.

Takimi i dytë final luhet ditën e mërkurë në orën 18:00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu