Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zgjedhjet lokale, Çupi: Qytetarët pa karta identiteti, është rritur tarifa

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 18:43 | Politikë
Zgjedhjet lokale, Çupi: Qytetarët pa karta identiteti,

Dhurata Çupi nga Partia Demokratike ishte e ftuar në A2 Debat, ku të ndër të tjera, teksa foli për situatën politike në vend dhe platformën e opozitës, ngriti edhe një tjetër problem në prag të zgjedhjeve lokale.

Ai u shpreh se 1.4 milionë qytetarëve u skadojnë kartat e identitetit në prag të zgjedhjeve dhe për këtë tha se mund të ketë edhe abuzime, ndërsa shtoi se është rritur edhe tarifa për kartat e reja.

https://a2news.com/2019/05/06/abilekaj-ikja-e-rames-seshte-zgjidhja-magjike-te-rregullohet-sistemi/

“1.4 milionë qytetarëve u skadon afati i kartave të identitetit dhe nuk është bërë asgjë. Zgjedhjet janë më 30 qershor dhe qytetarët nuk shkojnë të aplikojnë. E para, është rritur tarifa, e cila nuk është më 1 mijë lekë, por 1 mijë e 500 lekë. Qytetarët janë të varfër dhe nuk kanë të gjithë mundësi të blejnë 15 mijë lekë kartën e identitetit. Para zgjedhjeve, do të përdoren format e përdorura nga PS, duke ua ofruar kartat falas. Tjetër moment abuzimi, ne e dimë që kartat e identitetit u tërhiqen qytetarëve për të mos shkuar për të votuar. Hajde ta ndajmë tani, e ka dhënë qytetari kartën e identitetit apo i ka skaduar, apo e ka blerë këtë të renë”, u shpreh Dhurata Çupi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë