Aksident me biçikletë në Vlorë, ndërron jetë 66 vjeçari

4f19e142 d684 458c 8da7 9e24ad6e7429 1100x620

Një aksident i rëndë ka ndodhur paradite në Vlorë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen 66 vjeçari Agim Soro.

Nga informacioneve në terren, mësohet se viktima udhëtonte me biçikletë në lagjen “24Maji”, kur është goditur nga një automjet tip Fiat, i drejtuar nga një shtetas 52 vjeçar, me inicialet A.Ç.

 Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga  policia dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.