Banesat me qira online, nën shënjestrën e tatimeve

Të gjithë individët që ofrojnë shtëpitë e tyre me qira për pushime në “Booking” apo “AirBnb” këtë vit do të jenë në radarin e tatimeve. Administrata tatimore deklaron se tashmë ka identifikuar 564 subjekte që lëshojnë dhoma me qira, teksa ka kontaktuar 275 prej tyre për të regjistruar aktivitetin.

Në fakt numri i atyre që përdorin këto shërbime online për të siguruar klientë gjatë sezonit veror është edhe më i lartë. Platforma më e përhapur në vend, booking.com numëron mbi 2300 apartamente dhe rreth 600 shtëpi dhe vila në Shqipëri. Po kaq struktura listohen edhe në “AirBnb”.

Aksioni që pritet të intensifikohet gjatë muajve të verës është një tentativë e hershme e qeverisë për të taksuar miliona eurot që qarkullojnë çdo vit në këtë mënyrë. para nga të cilat shteti nuk përfitonte asnjë lek në buxhet.

Ky formalizim do të thotë më pak të ardhura për familjet që jetojnë me lëshimin e shtëpive me qira gjatë verës, të cilat krahas përqindjes së kompanive, tashmë do të heqin mënjanë edhe taksat e shtetit.

Shkarkoni aplikacionin e A2