Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

FMN e prerë me Qeverinë: Shlyeni borxhet ndaj biznesit

Nga A2 CNN
7 Maj 2019, 12:26 | Ekonomi
FMN e prerë me Qeverinë: Shlyeni borxhet ndaj biznesit

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka qenë i rreptë me Qeverinë për sa i përket detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit. Jo vetëm kërkoi shlyerje të menjëhershme të tyre, por edhe vendosjen e praktikës së parashikuar në ligj: atë të likuidimit të të gjitha faturave që në momentin që vijnë, pa pritur sesi do të jenë me realizimin e planit të të ardhurave tatimet.

“Nevojitet veprim i menjëhershëm për të kufizuar detyrimet e prapambetura të sektorit publik. Këto detyrime të prapambetura e cenojnë klimën e biznesit dhe besimin në Qeveri. I nxisim autoritetet të sigurojnë shlyerje të plotë dhe në afat të çdo kërkese të re të miratuar për rimbursim TVSH-je, duke i mos i lidhur rimbursimet më me flukset përkatëse të të ardhurave tatimore”.

Në fund të 2018-ës ministria e financave e llogarit borxhin ndaj biznesit  në rreth 6,1 miliardë lekë. dhe premton shlyerje të saj brenda 1 korrikut, veçanërisht për kompanitë eksportuese. Ndërsa FMN i qëndron një shifre disa fish më të lartë, që arrin në rreth 14,4 miliardë lekë vetëm për mosrimbursim të TVSH-së. Një shumë gati e papërballueshme për buxhetin, veçanërisht në këtë moment kur administrata fiskale është keq me mbledhjen e të ardhurave.

Edhe bashkitë në borxh, llogaritet 2418 lekë për frymë

Nga ana tjetër, borxh nuk ka vetëm qeveria qendrore, por edhe pushteti vendor. Sipas të dhënave të financavevendore.al, publikuar nga “Coplan” dhe Ministria e Financave, borxhi që kanë grumbulluar bashkitë deri në fund të 2018-ës e kapërcente vlerën e 6,8 miliardë lekëve.

Një pjesë e këtyre detyrimeve është trashëguar nga ish-komunat pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale administrative. Edhe pse në rënie nga një vit më parë, stoku i borxhit mbetet në nivele shqetësuese, përkthyer në 2418 lekë për frymë. Duke ia bashkangjitur detyrimeve të qeverisë, në total këto pagesa të pashlyera arrijnë në 27 miliardë lekë, ose në rreth 245 milionë dollarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë