Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Liverpool në finale të Champions, Barça e Messi në shtëpi!

Nga A2 CNN
7 Maj 2019, 22:55 | Futboll
Liverpool në finale të Champions, Barça e Messi në

Liverpool ka realizuar një përmbysje që do të mbahet mend gjatë në Champions League, duke mposhtur 4-0 Barcelonën dhe duke marrë biletën e parë të finales.

Pakkush do ta kishte menduar se pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”, Liverpooli do të gjente forca të reagonte ndaj Barcelonës në “Anfield”.

Megjithatë, pavarësisht edhe mungesës së Salah, por me Shaqirin në fushën e lojës, Liverpool shkërmoqi Barcelonën e Lionel Messit 4-0.

https://a2news.com/2019/05/07/gezim-dhe-trishtim-liverpool-barca-ne-foto/

Goli i parë u shënua nga Origi që me nisjen e ndeshjes, ndërsa Wijnaldum ishte autor i dy golave brenda dy minutave në pjesën e dytë. Goli i dytë u shënua pas një krosimi perfekt të Xherdan Shaqirit.

Ndërkohë, Origi shënoi edhe golin e katërt në minutën e 79, duke vulosur përmbysjen e madhe.

Tashmë, “The Reds” janë në finale të Champions League për të dytin vit radhazi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli