LSI mbron partizanët, Luan Rama: Agron Tufa njësoj si Kryeministri për luftën

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, akuzoi mazhorancën dhe Kryeministrin Rama për dyfytyrësi dhe hipokrizi në lidhje me polemikën ku është përfshirë kreu i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa.

Sipas numrit dy të LSI-së, Tufa po zbaton një qëndrim të mëhershëm të Edi Ramës mbi dëshmorët e luftës.

“Ajo që po bën Agron Tufa nuk është asgjë më shumë, por zbatimi pikë për pikë dhe gërmë për gërmë i qëndrimit të qëndrimit të artikuluar më herët nga ai që është sot Kryeministri i Shqipërisë, që me botimin e librit të tij të famshëm “Refleksione”, ku ai në mënyrën më antishqiptare, e konsideron gjakun e 28 mijë dëshmorëve partizanë të lirisë së Shqipërisë si gjakun e rremë në themelet e kolltuqeve, thotë ai. Në refleksionet e veta, ai thotë shprehimisht: ‘Duhet pranuar më në fund hapur se lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile, shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë. Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjeneral Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë, që ka qenë thelbi i çdo lëvizje komuniste është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile’. Pra, Agron Tufa nuk thotë asgjë më shumë se sa kaq. E nëse ka një fajtor përballë popullit dhe historisë së Shqipërisë, ky është Edi Rama”, tha Luan Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2