Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

MET Gala 2019, yjet e showbiz-it botëror shkëlqejnë mbi tapetin e kuq

Nga A2 CNN
7 Maj 2019, 15:50 | Showbiz

E hëna e parë e majit përkthehet gjithnjë me fashion dhe tapet të kuq në Nju Jork, në Muzeun Metropolitan të Arteve: është koha e MET Gala, mbrëmja ikonike e historisë dhe kulturës së industrisë së modës.

Tema këtë vit ishte “Camp, notes on fashion” me qindra yje të showbizit botëror që tërhoqën vëmendjen në tapetin e kuq, me veshjet e përzgjedhura. Padyshim ky është një nga eventet më të mëdha të modës.

Ajo që spikati ishte padyshim Lady Gaga, e cila u zhvesh mbi tapetin e kuq për vetëm 2 minuta. Katy Perry ndriçoi, veshur me një spektakël dritash. 34-vjeçarja tërhoqi vëmendjen teksa mbërriti në ballo veshur me shandan, me një krijim të “Moschino”.

https://youtu.be/IabYwMbcYYs

Aleksandër Uang dhe Oscar De la Renta ishin kujdesur për pamjen e Celine Dion, për veshjen e të cilës u janë dashur 3 mijë orë punë. Motrat Kim, Kendall dhe Kylie shkëlqyen mbi tapetin e kuq me veshje të Thierry Mugler, ndërsa mediat I kanë cilësuar si kukulla të gjalla.

Cardi B rrëmbeu vëmendje me fustanin e ngushtë ngjyrë tulle në rrjetë tyl dhe mëndafsh. Veshjet më të mira MET Gala njihet për listën ekskluzive, biletat super të shtrenjta dhe përveshjet ekstravagante, të përzgjedhura sipas temës së mbrëmjes, bazuar mbi ironinë, parodinë, artificën, teatrin dhe sigurisht të ekzagjeruara. 48% e aktorëve dhe këngëtarëve u veshën nga Michael Kors ndërsa pjesa tjetër zgjodhën të vishen me Tom Ford, Versace e Prada.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani