Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ministrja Xhaçka ndërpret vizitën në Itali, në mesdite me ushtarakët në Letoni

Nga A2 CNN
7 Maj 2019, 09:15 | Aktualitet
Ministrja Xhaçka ndërpret vizitën në Itali, në

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka ndërprerë vizitën e saj zyrtare në Itali për të shkuar në Letoni për të vizituar efektivët e plagosur dje në ngjarjen tragjike, ku humbi jetën nëntetarja Hasanaj.

https://a2news.com/2019/05/06/shperthejne-municionet-ne-bazen-e-nato-s-ne-letoni-humb-jeten-xhenierja-shqiptare/

Ministrja e Mbrojtjes duhet të takonte sot  kryeministrin Giuseppe Conte si dhe homologen Elisabetta Trenta, por pas ngjarjes ka vendosur t’i drejtohet Letonisë ku rreth mesditës  do të vizitojë dy efektivët e plagosur dhe më pas do të udhëtojë drejt bazës ushtarake ku gjendet kontingjenti shqiptar.

Pikërisht në bazën në fjalë, Camp Adazi, sot në mëngjes u zhvillua edhe një ceremoni në kujtim të Zarife Hasanajt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani