Mungojnë Salah dhe Firminho, Liverpool në kërkim të mrekullisë

Të përmbysësh tre gola ndaj Barcelonës duhet të japësh më shumë se maksimumi dhe të gjithë faktorët duhet të jenë në krahun tënd. Por për Liverpool, mrekullia është kompromentuar jo pak teksa pas Firminho-s, një tjetër yll i skuadrës, si Mohamend Salah nuk do të mund të zbresë në fushë për shkak dëmtimi.

Jurgen Klop nuk ka çfarë humbë nga dueli i kthimit. “Barcelona ka fituar 3-0 në takimin e parë dhe kjo është një nga ato situatat që do doje përpara ndeshjes së dytë. ne do përpiqemi ta fitojmë ndeshjen, dhe nëse rezultati në një moment specifik na jep mundësinë për të shkuar në raundin tjetër, ne duhet ta provojmë. Deri atëherë duhet të luajmë lojën tonë. Salah nuk mund të luajë pas atij dëmtimi megjithatë kemi alternativa të mira për ta zëvendësuar”, tha trajneri gjerman.

Xherdan Shaqiri (d) me shumë mundësi do të luajë titullar sonte kundër Barcelonës

Me një rezultat komod, dhe titullarët në dispozicion, Valverde është i qetë dhe thekson se skuadra është përgatitur për çdo skenar të mundshëm. “Eksperiencat janë të shkëlqyera sepse mëson prej tyre. Një vit më parë morëm një rezultat negativ në “Anfield”. Mendoj se avantazhi i futbollit është se të jep gjithmonë një tjetër mundësi. Në ndeshjen e parë luajtëm shumë mirë por ne e dimë se çfarë mund të na presë në fushë sot, dhe se çfarë është i aftë të bëjë kundërshtari ndaj për këtë jemi përgatitur psikologjikisht”.