Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Një e pavërtetë nga një segment enverist”, Tufa i përgjigjet Kryeministrit

Nga A2 CNN
7 Maj 2019, 20:14 | Aktualitet
“Një e pavërtetë nga një segment enverist”, Tufa

Kohët e fundit është duke u zhvilluar një debat dhe replika, disa herë edhe të ashpra në lidhje me luftën, krimet e komunizmit dhe emra të përveçëm ish-funksionarësh të diktaturës.

Nga njëra anë, protagonist ka qenë Drejtori ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, nga ana tjetrën ka pasur persona të ndryshëm, nga Spartak Braho te Luan Rama.

Agron Tufa, ishte “I Ftuari” i Endri Xhafos këtë të martë, i cili fillimisht foli për mbledhjen e bordit të Institutit këtë të martë. Ai u shpreh se bordi nuk konstatoi asnjë shkelje. “Bordi u mblodh, dëgjoi raportin. Ndërkohë, mori në shqyrtim ato pika që pretendojnë palët se në Institut nuk janë zbatuar dhe konstatoi se ne jemi në mënyrë engjëllore ordodoksal sipas ligjit, pa asnjë lloj shkelje. Më i kontestuara gjatë debatit thellësisht të pandershëm ka qenë manipulimi dhe ligji se ne nuk kemi të drejtë të merremi me periudhën e luftës. Madje ka pasur akuza të rënda nga deputeti Spartak Braho se Tufa ka manipuluar ligjin, ka futur duart dhe ka bërë një shtesë. Kjo do të kishte qenë një akuzë shumë e rëndë po të kishte qenë e vërtetë. Por kjo është qëllimisht për të krijuar insinuata një gjë që vërtetohet me logjikën e thjeshtë të provës. Ligji ekziston dhe është i aksesueshëm”, thotë ai.

Më tej, Tufa i përgjigjet edhe Kryeministrit Rama për deklaratën e këtij të fundit më 5 maj në një takim me veteranët. “Në pikëpamje të luftë për çlirim, deri më 29 nëntor 1944 nuk mund të jetë një objekt i një instituti që paguhet me taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas ka qenë objekt i punës së Institutit dhe i takon Kuvendit të bëjë vlerësimet e nevojshme në raport me ligjin apo shkeljen e ligjit shkaktuar nga një i tillë institut”, shprehej Kryeministri.

Por në A2CNN, në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos, kreu i këtij Instituti, Agron Tufa u shpreh se Kryeministrit i është servirur një e pa vërtetë, nga një segment enverist, siç e quan ai.

“E ka bërë nga ndonjë besim i verbër se njerëzit rreth tij, segmenti Enverist, i ka shërbyer, i ka servirur një të pavërtetë. E kam thënë që është gjëja më e thjeshtë në botë të shohësh ligjin dhe mbyllet këtu”, tha Agron Tufa.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani