PD: Nuk e njohim drejtorin e policisë së Tiranës, do të marrë përgjigjen e merituar

Sekretari i përgjithshëm i policisë, Gazmend Bardhi, akuzoi policinë se po fabrikon prova për të mbajtur në qeli të shoqëruarit nga protesta e ditës së sotme në zonën e Unazës së Re.

Sipas Bardhit, sjellja e drejtuesve të policisë është e komanduar politikisht. Ai bëri përgjegjës për situatën drejtpërdrejt drejtorin e policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, për mbajtjen brenda komisariatit të protestuesve.

“Nga ky moment nuk e njohim më institucionin e drejtorit të policisë së Tiranës. Është një kriminel në krye të policisë së shtetit. Ai do të marrë përgjigjen e merituar personale dhe ligjore nga qytetarët”, u shpreh Bardhi.

Bardhi u lejua të futen në ambientet e komisariatit numër 6, ku mbahen 5 protestues, mes tyre edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, të cilët u konfrontuan me policinë paraditen e të martës, duke u përpjekur që t’i bllokonin rrugën Kryeministrit Edi Rama.