Përgjimet e Krimeve të Rënda, zbulohet emri i prokurorit të gjirokastrës, sekser për mjetin

Prokurori i Gjirokastrës, i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës, do të hetohet për mitmarrje.

Prokurorët e Krimeve të Rënda zbulojnë emrin e tij në përgjimet e nisura për grupin e trafikantëve të drogës.

Ai është Spartak Çoçoli, për të cilin kishin nisur një hetim proaktiv që në janar të këtij viti. Rasti është evidentuar nga Krimet e Rënda, por për shkak të mos-dekonspirimit, materialet hetimore ju kaluan një tjetër prokurori që ndoqi rolin e kolegut në këtë çështje.

Çoçoli, nuk është pjesë e grupit kriminal, por emri i tij u regjistruar në përgjimet e grupit të dyshuar për trafik droge. Prokurorët thanë se ndaj tij kanë ngritur akuzën e mitmarrjes për të kthyer një automjet të sekuestruar.

Nga megaoperacioni i drogës u arrestuan 61 shtetas shqiptarë e të huaj, ndërsa përgjimeve ju shtua edhe emri i prokurorit. Çoçoli u mor në pyetje në janar të këtij viti nën dyshimin për korrupsion dhe i lënë nga gjykata me masë sigurimi “detyrim paraqitjeje”.

Policia njoftoi sot përmbylljen e hetimeve mbi një organizatë të madhe të trafikut ndërkombëtar të drogës që kalonte përmes Shqipërisë dhe Greqisë, ku mes të tjerash theksohej ndalimi i prokurorit.

  • LAJMI I FUNDIT | Një ekip i A2 ka hyrë në kampin famëkeq të ISIS në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | Kampi i Al Hol u bë i njohur për shkak të vogëlushit Alvin Berisha
  • LAJMI I FUNDIT | Në kampin e Al Hol jetojnë 74 mijë persona, mes tyre dhe shqiptarë
  • LAJMI I FUNDIT | A2 po ndjek nga afër historinë e këtyre njerëzve të lënë në mëshirë të fatit
  • LAJMI I FUNDIT | Gazetari Jul Kasapi e operatori Indrit Myftari janë në Siri, pranë kampit Al Hol
  • LAJMI I FUNDIT | Jul Kasapi: Brenda kampit Al Hol strehohen rreth 80 shtetas shqiptarë