Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pse "sulmohet" Agron Tufa?

Nga A2 CNN
7 Maj 2019, 21:09 | Aktualitet
Pse "sulmohet" Agron Tufa?

Agron Tufa, drejtori ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit është përfshirë nga debate dhe replika të shumta gjatë kohëve të fundit.

Në emisionin “I Ftuari”, Tufa u shpreh se diku janë prekur dhe janë lënduar thellë, prandaj sipas tij, ai sulmohet.

“’Pretekst” është libri mbi luftën, aq më tepër që është një libër i botuar në vitin 2014, ku rezoluta e këtij viti është miratuar unanimisht nga Parlamenti, përfshirë edhe voton e deputetit Spartak Braho. Për mendimin tim, diku janë prekur dhe janë lënduar thellë, një pjesë e atyre që kanë qenë pjesë e organeve të dhunës së diktaturës”.

Por çfarë ka pasur të re nga puna e institutit që mund t’i ketë prekur?

“Ka qenë një kapitull shumë problematik. Le të marrim vesh të gjithë shqiptarët. Në raportin vjetor të Institutit është një kapitull problematik që raporton mbi praninë e dendur dhe anormale të ish-oficerëve të sigurimit në postet e larta të institucioneve të pavarura dhe të varura”, shprehet Tufa.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani