Raporti: 94% e totalit të depozitave të siguruara

Depozitat deri në 2,5 milionë lekë janë 100% të siguruara. Gjatë raportimit vjetor në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Genci Mamani, tha se 94% e depozituesve janë plotësisht të siguruar nga fondi i sigurimit. Mamani deklaroi se depozitat kanë ndjekur një rritje të qëndrueshme.

Ndërkaq, Mamani ka shpjeguar se depozitat në lekë u rritën ndjeshëm kundrejt atyre në euro dhe qëndrojnë në raportin 60% me 40%. Sipas tij, qytetarët kanë zgjedhur të mos investojnë në valutë, pasi përdorimi i saj mund të shkaktojë humbje të pallogaritura.

Gjatë vitit 2018, qytetarët shqiptarë kanë depozituar në banka 633,2 miliardë lekë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN