Zgjedhjet vendore, koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” regjistrohet në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi regjistrimin në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, të Koalicionit për Shqipërinë Europiane, që udhëhiqet nga Partia Socialiste.

Në të njëjtën mbledhje, KQZ i kaloi mandatin e deputetit kandidatit nga listat shumë-emërore të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Indrit Hoxhës, kandidatit tjetër nga listat e PD-së në Korçë, Koçi Tahiri si dhe kandidatit nga listat e po kësaj force politike për qarkun e Durrësit, Kujtim Gjuzi.

Të tre këta deputetë që do t’i shtohen Parlamentit, pritet të bëjnë betimin në seancën e ardhshme plenare.

Shkarkoni aplikacionin e A2