Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Basha: Balliu në arrest politik, por ne nuk trembemi

Nga A2 CNN
8 Maj 2019, 15:57 | Politikë
Basha: Balliu në arrest politik, por ne nuk trembemi

Që nga Korça, ku ndodhet për një tubim, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se arrestimi i ish-deputetit të opozitës Klevis Balliu, ishte politik.

“Balliu mbahet sot në arrest politik, me urdhër të drejtpërdrejt të Edi Ramës dhe zagarëve të tij politik, Sandër Lleshaj, Ardi Veliut dhe kriminelit në krye të policisë së Tiranës. Krimi i vetëm i Klevis Balliut ishte se qëndroi në krah të qytetarëve”, tha ai. “Balliu nuk ka qenë kurrë më i vendosur dhe nuk ka qeli burgu që ta trembë, opozita nuk trembet nga një kufomë politike që i ka orët e numëruara. Ky është fundi i organizatës kriminale të Rilindjes, që bëri kaq shumë gjëma dhe solli kaq shumë mjerim. Jemi më të vendosur se kurrë për të shkuar drejt fitores”.

Basha falënderoi mbështetësit dhe tha se të gjithë duhet t’i bashkohen opozitës për një qëllim. “Kjo është kauza jetike për demokraci, punësim, dinjitet, janë themelet e civilizimit europian, që kanë frymëzuar popullin shqiptar si asnjë komb tjetër këtu në Ballkan”, u shpreh ai.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu