Champions i “çmendur”! Një ëndërr e prishur në fund…

Lucas Moura i Tottenham thyen në fund ëndrrën e talentëve të Ajaxit, duke i mundur me një gol të shënuar në minutën e 96.

Një ndeshje dramatike, një 90 minutësh që dhuroi emocione të jashtëzakonshme, u mbyll me fitoren e Tottenham 2-3, duke bërë që talentet e Ajax të përfundojnë mes lotësh.

Ajaxi arritit në pjesën e parë të shënojë dy herë në portën e anglezëve dhe duke parë edhe fitoren minimale në ndeshjen e parë në Londër, u mendua se gjithçka u mbyll. Por pjesa e dytë ishte një histori krejt tjetër.

Lucas Moura është heroi i anglezëve në pjesën e dytë, i cili shënoi golin e parë në minutën e 55, 4 minuta më vonë dyfishoi shifrat, ndërsa në minutën e 96 vulosi suksesin e anglezëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN