Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Dialogu Kosovë-Serbi, Rama-Mogherini: Nuk ka asnjë plan apo komplot

Nga A2 CNN
8 Maj 2019, 21:14 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, Rama-Mogherini: Nuk ka asnjë plan apo komplot

Një ndër çështjet për të cilat foli Kryeministri Rama dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, në konferencën e përbashkët për shtyp, ishte edhe ajo e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama dhe Mogherini u pyetën për akuzat e Haradinajt, por mohuan se mund të ketë një komplot apo një marrëveshje të parapërgatitur. Mogherini theksoi se përgjegjësia mbetet mbi autoritetet e Prishtinës për shkak të regjimit të tyre doganor, nga i cili Prishtina duket se nuk do të heqë dorë.

“Përgjegjësia është në duart e vendimmarrësve në Kosovë. Ne nuk po heqim dorë nga lehtësimi i dialogut, por ne nuk jemi pjesë e asnjë plani. Dialogu është i tyre dhe nuk na përket ne. Ne respektojmë qëndrimet negociuese të secilës palë”, tha Mogherini.

“Sa I përket komplotit për të copëtuar Kosovën dhe për të krijuar në mënyrë të fshehtë një hartë të re të botës, më kujton atë shprehjen që “sa pa dalë Facebooku, budallain e njihte vetëm shtëpia e vet. Kjo është një gënjeshtër”, tha Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë