Fotot e para të pjesëtarit më të ri të familjes mbretërore

aa6c4216 42d9 47db a089 9e6ba5134d42 600x338

Duka dhe Dukesha e Sussex, Princi Harry dhe Meghan, dolën para mediave në hollin e “Shën Gjergjit” në kështjellën “Windsor” për të prezantuar djalin e tyre, të lindur vetëm një ditë më parë. “Është tepër i ëmbël, shumë i qetë”, tha Meghan. “Është magjike, vërtet e mrekullueshme. Jam dy djemtë më të mirë në botë, kështu që jam shumë e lumtur”.

“Jemi shumë të emocionuar që kemi një burim lumturie me ne. Mezi po presim që të kalojmë kohë me të e ta shohim teksa rritet”, tha Princi Harry.

Bebja, emri i të cilit ende nuk është zbuluar, është i shtati në radhë për fronin e Mbretërisë së Bashkuar, pas gjyshit Charles, Princit William dhe tre fëmijëve të tij, si dhe babait të tij, Harry.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 6 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 146 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 79 të shëruar në 24 orët e fundit, 3695 në total
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 115 të shtruar në spital, 16 në terapi intensive, 5 të intubuar