Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Gara për kreun e akuzës, nga sot, KLP mbledh informacione për secilin kandidat

Nga A2 CNN
8 Maj 2019, 16:44 | Aktualitet
Gara për kreun e akuzës, nga sot, KLP mbledh informacione për

Verifikimi i kushteve të integritetit dhe pasurive të vëna ndër vite për 4 kandidatët do të kryhet brenda 45 ditëve. Nga sot, KLP është në fazën e mbledhjes së informacioneve për secilin kandidat.

Në lëvizje për këtë proces janë vënë institucionet si Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Tatimet, Doganat, Shërbimi Informative Shtetërore, Autoriteti i Dosjeve, bankat etj.

Këshilli, sipas Genti Ibrahimit nuk do të merret me dosje konkrete, por me performancën e kandidatëve ndër vite si dhe produktet akademike.

Çdokush që vjen nga radhët e Magjistraturës, sipas tij, duhet të ketë kaluar procesin e vettingut. Duke ju referuar rastit të një avokati në garë.

Por ajo që është e veçantë në këtë proces, është fakti se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme do t’i nënshtrohet një vetting të dytë. E gjithë periudha e ushtrimit të detyrës, nga dita që ka kaluar procesin e vettingut do të kalojë në një proces mini vettingu për të dhe për kandidaten që vjen nga radhët e Prokurorisë së Aplit, Fatjona Memcaj.

Faktori ndërkombëtar, siç janë OPDAT dhe Euralius do të asistojnë fizikisht procesin e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Amerikanët dhe europianët do të marrin pjesë në shqyrtim të dosjeve të kandidatëve dhe intervistat, si përpjekja e fundit për t’i dhënë besueshmërinë procesit . Genti Ibrahimi thotë se kjo s’do ishte aspak e nevojshme në kushte normale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë