Hapja e plotë e kufirit Kosovë-Shqipëri, Thaçi e diskuton me Ramën

Kryeministri Rama dhe Hashim Thaçi zhvilluan një takim ditën e sotme në Tiranë, nga ku sipas asaj që është publikuar nga Presidenti i Kosovës në Facebook, është diskutuar për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit.

Gjithashtu, Thaçi bën të ditur se është ngritur nevoja e korrigjimit të padrejtësive historike.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, shkruan Thaçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN