Imitoi avionin e rrëzuar, bëhet shembull tifozi i Juventusit

Tifozi bardhezi, i cili në derbin Juventus-Torino provokoi kundërshtarët duke imituar avionin e rrëzuar në tragjedinë e 1949-ës ku u shua e gjithë skuadra e Torinos, është dënuar nga klubi juventin me heqjen e të drejtës për të hyrë në stadium për 5 vite.

Gjesti i këtij individi është konsideruar i patolerueshëm për shoqërinë bardhezi që zgjodhi këtë formë ndëshkimi.

Nga ana tjetër, në derbin që lamë pas tifozët ultras të Juventus shpalosën në koreografinë e tyre një mesazh të fortë ngushëllimi.

70 vite më parë, aksidenti ajror në Superga të Italisë, i mori jetën 31 personave në bord, të gjithë pjesë e klubit ‘Torino i Madh’.

Shkarkoni aplikacionin e A2