Kapen në Gjermani me 2,2 milionë euro kanabis, arrestohen 3 shqiptarë

Transportonin drogë në Gjermani duke e fshehur në një kamion të modifikuar, por kanë përfunduar në pranga.

Tre shqiptarët (dy 35-vjeçarë dhe një 22-vjeçar) ishin organizatorët dhe kryesuesit e grupit kriminal, sipas mediave gjermane, ndërsa janë arrestuar edhe një shtetas gjerman (27 vjeç), një spanjoll (50 vjeç) dhe një turkmen (44 vjeç).

Droga transferohej rregullisht nga Spanja për në Drezden të Gjermanisë e më pas shpërndahej kryesisht në Lajpcig dhe Berlin. Shoferi spanjoll i kamionit transportonte zyrtarisht materiale të lëngshme, por nën sipërfaqe fshihej kanabisi. Prej 11 muajsh, ai ishte vënë nën mbikëqyrjen e autoriteteve gjermane të cilët zbuluan edhe gjithë itinerarin, pasi malli ndahej në dy furgonë të vegjël duke u dërguar në Berlin dhe Lajpcig.

Në total u sekuestruan 220 kilogramë marijuanë, që sipas policisë gjermane në tregun me pakicë kapte një vlerë prej 2,2 milionë eurosh. Gjithashtu u sekuestruan edhe 34 000 euro “cash” dhe një makinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2