Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Konsumi i dobët “godet” inflacionin, zbret në 1,4%

Nga A2 CNN
8 Maj 2019, 15:45 | Ekonomi
Konsumi i dobët “godet” inflacionin, zbret në 1,4%

Tkurrja e konsumit po penalizon ekonominë. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se inflacioni zbriti muajin e kaluar në 1,4% nga 2,1% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë të dhënat e detajuara tregojnë për rritje të çmimeve, veçanërisht në grupin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, por edhe në zëra të tjerë, si qiratë, kafenetë, restorantet etj. Rënia e ndjeshme e inflacionit përballë rritjes së çmimeve flet për tkurrje të konsumit. E thënë ndryshe, qytetarët po blejnë dhe po shpenzojnë më pak.

Inflacioni ndodhet aktualisht nën objektivin minimal të parashikuar nga Banka e Shqipërisë për luhatje të tij në kufijtë 2 deri 4%. Autoriteti mbikëqyrës bankar parashikon rikthim në këto nivele në një periudhë afatmesme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu