Kremi kundër diellit i rrezikshëm? Shkencëtarët: Kimikatet shkojnë në gjak

Për dekada të tëra, kremi i plazhit ka qenë një lloj super mbrojtësi, i promovuar nga mjekët dhe ekspertët e bukurisë në të gjithë botën për ruajtjen e lëkurës nga rrezet ultraviolet. Por tani, studiuesit kanë zbuluar se disa prej kimikateve për bllokimin  e rrezeve të dëmshme depërtojnë në gjak në nivele të tilla, sa për të nxitur hetime qeveritare, thotë CNN.

Në veçanti janë 4 kimikate të përdorura në kremrat e plazhit që po merren në shqyrtim nga shkencëtarët. Por a ka vend për panik, e për ta lënë veten të pambrojtur para rrezeve të diellit? “Në asnjë mënyrë”, pohojnë ekspertët, sipas të cilëve të digjesh nga dielli është shumë më me rrezik.