Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mogherini nga Tirana: Negociatat të arritshme, por s’duhet të merren si të mirëqena

Nga A2 CNN
8 Maj 2019, 17:47 | Politikë
Mogherini nga Tirana: Negociatat të arritshme, por s’duhet të

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, nisi pasditen e sotme takimet e saj zyrtare në Tiranë.

Shefja e diplomacisë europiane u prit rreth orës 16:30 në një takim të posaçëm nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Më pas, së bashku me Kryeministrin, ajo doli në një konferencë të përbashkët, nga ku u shpreh se negociatat janë një objektiv i arritshëm, por nuk duhet të merren si të mirëqena.

“Një vit më parë, ju përgëzova ju si Kryeministër dhe qytetarët për arritjet tuaja, për rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave. Një vit më pas ju e keni konsoliduar këtë vazhdimësi dhe reformat. Dëshiroj t’iu përgëzoj për 3 zhvillime kryesore. Ju po kaloni një proces të qenësishëm të reformës në drejtësi. Së pari, ajo që është arritur me reformën në drejtësi mbetet e paprecedentë jo vetëm në rajon. Ju keni arritur të keni një reformë që do të ishte shembull edhe për vende anëtare të BE. Vettingu ka filluar të sjellë rezultate të prekshme. Qytetarët shqiptarë janë krenarë për këtë reformë. 80 përqind e qytetarëve të Shqipërisë e mbështesin këtë reformë dhe e gjitha kjo është kyçe.

Së dyti, ulja drastike e kultivimit të kanabisit. Po ashtu, dëshiroj të përmend se ka pasur një sërë operacionesh të mëdha që kanë ndihmuar në shpërbërjen e grupeve kriminale. Ju keni vazhduar të tregoni rezultate në reforma dhe ne duhet të jemi plotësisht mbështetës për integrimin. Ju e dini që jo vetëm unë personalisht, e jap gjithmonë këtë mesazh, por edhe nga ana juaj është përgjegjësi për të dhënë rezultate për qytetarët e Shqipërisë. Kjo do të reflektohet në paketën e Komisionit Europian.

Çelja e negociatave është një objektiv i arritshëm, por nuk duhet marrë si i mirëqene, pasi secili shtet anëtar ka votën e tij. Në javët në vijim do të punohet për këtë, të njihen rezultatet ashtu siç e ka bërë edhe Komisioni. I bëj thirrje të gjithëve në Shqipëri që të vazhdojnë të punojnë, të jetë një përpjekje e përbashkët dhe të lihen mënjanë ndasitë”, u shpreh Mogherini.

A2 CNN Livestream

Dita jonë