Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Negociatat, Mogherini i përgjigjet A2 CNN: Zhgënjim i madh nëse vendimi do shtyhej

Nga A2 CNN
8 Maj 2019, 17:54 | Politikë
Negociatat, Mogherini i përgjigjet A2 CNN: Zhgënjim i madh nëse

E pyetur nga gazetarja e A2CNN, Elona Gjylmi, se a do të ishte zhgënjyese për Ballkanin nëse nuk do të shtyheshin negociatat, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, u shpreh se ky vit ka shërbyer për konsolidim të arritjeve të deritanishme të Shqipërisë.

https://a2news.com/2019/05/08/mogherini-nga-tirana-negociatat-te-arritshme-por-sduhet-te-merren-si-te-mireqena/

Mogherini theksoi se për të do të ishte zhgënjim shumë i madh nëse ky vendim nuk do të merrej tani, por pas disa muajsh.

https://a2news.com/2019/05/08/rama-me-mogherinin-i-kemi-kryer-detyrat-presim-vetem-celjen-e-negociatave/

“Mendoj se kam qenë shumë e qartë, se nuk është vetëm në interes të Shqipërisë, por edhe të BE për çeljen e negociatave dhe kjo mbështet në fakte. Vitin që shkoi shtetet anëtare vendosën që këtë vendim ta merrnin pas një viti dhe sot besoj se Shqipëria e ka përdorur këtë vit për të konsoliduar këto arritje. Për mua do të ishte zhgënjim shumë i madh nëse ky vendim nuk do të merrej tani, por pas disa muajsh”, tha Mogherini.

Vizita e Mogherinit vjen pak javë para se Komisioni Europian të publikojë rekomandimin për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë, më 29 maj. Mogherini vjen në Tiranë një muaj para zgjedhjeve, por ajo nuk ka në fokus krizën politike në vend.

Përfaqësuesja e lartë e diplomacisë europiane është ftuar nga Presidenti Meta të marrë pjesë në punimet e samitit të Brdo-Brijun, ku mblidhen në Tiranë të gjithë presidentët e Ballkanit, për të diskutuar për projektet e përbashkëta dhe ndihma që duan nga BE.

Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe presidenti Serb Aleksander Vuçiç, për ardhjen e tij, Vetëvendosje ka paralajmëruar një protestë para monumentit “Vëllezërit Frashëri”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë