Rama me Mogherinin: I kemi kryer detyrat, presim vetëm çeljen e negociatave

Në deklaratën e përbashkët me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria tashmë nga Komisioni Europian pret vetëm çeljen e negociatave.

“Falenderoj Mogherinin për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit Europian. Folëm për tërësinë e reformave të ndërmarra, për pritshmëritë tona në vigjilje të daljes së raportit të progresit të KE dhe të transformimit të të gjithë aspekteve të vendit falë reformave. Ne presim vetëm një përgjigje nga Komisioni Europian, se i kemi kryer plotësisht detyrat e shtëpisë dhe meritojmë çeljen e negociatave për anëtarësim. Këtë pritshmëri e kemi të bazuar sepse i kemi kryer të gjitha detyrat.

I shpreha përfaqësueses së lartë të BE se jemi të vetëdijshëm se në fund të ditës gjykimi dhe vendimi final mbi rekomandimin e komisionit do të varet nga rrethanat specifike”, tha ndër të tjera Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2