Të rinjtë e opozitës përballë Parlamentit, një nga kandidatët refuzon mandatin

Ndërkohë që në Parlament pritet të zyrtarizohet mandati i tre deputetëve të rinj të opozitës parlamentare, përballë godinës të Kuvendit të rinjtë e opozitës jo parlamentare, LRI dhe FRPD, kanë organizuar një protestë.

Pjesa më e madhe e tyre është pajisur me maska dhe me kartonë të kuq dhe bluza me flamuj të vendeve të Bashkimit Evropian, për të simbolizuar refuzimin e BE për fillimin  e negociatave me Tiranën zyrtare.

Një nga protestuesit

Ndërkohë, një surprizë vjen nga brenda Parlamentit.

Një nga kandidatët për të marrë mandatin nga lista e PD-së, Indrit Hoxha, e ka refuzuar atë, duke shpjeguar se ai nuk mund të bëhet palë me “hetues të diktaturës komuniste si Braho dhe Xhafaj, ku i ati i kreut të ekzekutivit ka firmosur për varjen e poetit Havzi Nela. Beteja sapo ka nisur, dhe në 11 maj do të jetë akti final i largimit të klike kriminale që ka pushtuar shqiptarët”.

Përballë Parlamentit

Indrit Hoxha është i djali i Fatmir Hoxhës, ish- i përndjekur politik dhe kryetar i Partisë të të Drejtave të Mohuara e Re dhe protagonist i shumë protestave të kësaj shtrese sociale, i ndarë nga jeta vitin e kaluar.

Për këtë shkak pranimi i mandatit nga djali i tij kishte shkaktuar habi në rrjetet sociale. Por me sa duket, ka qenë një surprizë e FRPD-së.

Betohen 4 deputetë të rinj, tre nga listat e PD, një nga LSI

Ndërkohë, 4 kandidatë kanë marrë zyrtarisht mandatin, dhe janë Klajdi Qama nga listat e  LSI-së, dhe Erjon Piciri, Kujtim Gjuzi dhe Koçi Tahiri nga listat e PD-së.