Tirana-Kukësi, finalja e Kupës së Shqipërisë, lumë golash në gjysmëfinale

Tirana-Kukësi do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë në futboll. Dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve dhuruan 12 gola.

Në “Selman Stërmasi”, Tirana mposhti 5-3 skuadrën e Luftëtarit duke siguruar biletën e finales, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur na barazim 1-1.

Ndërkohë, Skënderbeu edhe pse luante në Korçë u mposht sërish nga Kukësi, këtë herë 1-3, ndërsa ndeshja e pare kishte përfunduar 2-0 për kukasianët.

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 2 qershor.

Shkarkoni aplikacionin e A2