U përballën me policinë tek Unaza e Re, përtej Balliut janë 3 të arrestuarit, 30 të proceduar

Si rezultat i protestës së djeshme të opozitës dhe banorëve të Astirit, që kundërshtojnë shembjen e shtëpive të tyre sipas planit për Unazën e Madhe, Policia e Shtetit deklaroi se janë 30 të proceduarit pas përballjes me forcat e rendit.

Nga këto, 4 janë të arrestuar, mes tyre edhe ish deputeti i PD-së Klevis Balliu. Tre të tjerët janë shtetasit me iniciale L.M., 42 vjeç, S.H., 34 vjeç dhe E.S., 41 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Ndërkohë, 23 persona do të procedohen në gjendje të lirë dhe 3 persona janë në kërkim.

Personat sipas autoriteteve do të gjykohen për ”Kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Shkarkoni aplikacionin e A2