Zbulohet predha e rrezikshme nga Lufta II Botërore

Një predhë e Luftës II Botërore ka dalë në sipërfaqe. Predha është gjetur mbrëmjen e të martës te xhamia në qendër të Panajasë në rrethin e Vlorës. Ajo është nxjerrë në rrugë aksidentalisht nga punonjësit e një firme të cilët po instalonin linjën elektrike të zonës.

Municioni luftarak i cili konsiderohet mjaft i rrezikshëm për shkak të fuqisë shpërthyese që ka, është pikasur fillimisht nga një banor që ka njoftuar punonjësit e firmës si dhe policinë, e cila ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar vendin.

Largimi i predhës pritet të bëhet gjatë ditës së sotme pas mbërritjes së forcave xheniere nga Tirana. Në këtë zonë, gjatë Luftës II Botërore ka ekzistuar një depo e armatimit të italianëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2