Zgjedhjet e 30 qershorit, kryesia e PS zyrtarizon kandidatët e garës elektorale

Pasditen e sotme, rreth orës 18:00, socialistët do të mbledhin Kryesinë e partisë së tyre. Temë kryesore e kësaj mbledhjeje pritet të jenë kandidaturat për kryebashkiakë në zgjedhjet e ardhshme vendore të 30 qershorit.

 Janë ende disa bashki për të cilat Partia Socialiste nuk ka caktuar një kandidaturë përfundimtare, edhe në qytete të rëndësishme si Durrësi, apo në bashkitë e qarkut Dibër.

 Pas përcaktimit përfundimtar të kandidaturave, ato do të regjistrohen pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Afati përfundimtar për këtë është dita e hënë dhe deri atëherë pritet që disa deputetë socialistë që do të garojnë në disa prej bashkive të vendit, të dorëzojnë më parë mandatin e parlamentarit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN