Allegri pranë largimit, PSG bën gati ofertën, interesohet edhe Barcelona – A2

Allegri pranë largimit, PSG bën gati ofertën, interesohet edhe Barcelona

Ende pa mbyllur festimet e titullit të tetë radhazi Juventus dhe Allegri janë shumë pranë shkëputjes së marrëdhënieve.

Gjithçka do të vendoset pas takimit të radhës që tekniku italian do të ketë me presidentin Anjeli ku të dyja palët duket se janë dakord për prishjen e kontratës. Për Allegrin ka ardhur edhe oferta e parë serioze. Paris Saint Germain kërkon 51-vjecarin për tre vite me një pagë prej 15 milion eurosh në sezon, dyfishin e asaj që tekniku livornez merr te Juventus.

Ndërkohë edhe Barcelona ka shfaqur interesim për të, por asgjë konkrete. Nëse oferta e PSG do të bind Allegrin, atëherë gjithçka do të mbyllet me konsensus, por nëse kjo nuk ndodh atëherë palët duhet të dialogojnë për termat e kontratës që skadon vitin e ardhëm.

Emri i vetëm që përflitet për të ulur në stolin e Allergit është paraardhësi i tij, Antonio Conte. Por për ish-trajnerin e Chelsea-t tratativat aktualisht janë ndalur. Presidentin Agnelli e tundon gjithashtu edhe emri i një tjetër ish-i, si Didie Deshamp, njeriu që drejtoi Francën drejt majës së globit. Deshamp u largua nga Juventus në periudhën më të errëta të të rënies në Serinë B, por një rikthim i tij pikërisht si kampion bote, do të ekzaltonte këdo.

Shkarkoni aplikacionin e A2